EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Avancimi i digjitalizimit dhe sigurisë së TI-së në sistemin gjyqësor

Avancimi i digjitalizimit dhe sigurisë së TI-së në sistemin gjyqësor

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, mbajti takim pune me Vlatko Petrevski, drejtor i KING ICT Maqedoni (DSP), Maja Lazarova, menaxhere e projektit, dhe Marija Jorgaqievski, asistente e projektit.
Në takim u shqyrtuan aktivitetet në kuadër të komponentit IPA III „Digjitalizimi i përmirësuar i institucioneve shtetërore në fushën e gjyqësorit dhe luftës kundër korrupsionit“.
U diskutua për avancimin e menaxhimit të TI-së, përmbushjen e kushteve dhe rezultateve të përcaktuara, si dhe për zbatimin e masave të sigurisë të bazuara në standarde të njohura ndërkombëtarisht.
Bashkëpunimi synon të kontribuojë në modernizimin, sigurinë dhe efikasitetin më të madh të proceseve digjitale në sistemin gjyqësor.

Accessibility Menu