EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takim Shasivari – Boçek

Takim Shasivari – Boçek

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, priti në takim zëvendësguvernatorin e Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB), Tomas Boçek, ku u shqyrtuan aktivitetet për realizimin e projektit “Rikonstruimi i institucioneve ndëshkuese-korrektuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut“. 
Projekti, i cili realizohet me kredi nga CEB-i në vlerë prej 46 milionë eurosh, ka për qëllim përmirësimin e kushteve në institucionet ndëshkuese-korrektuese dhe sigurimin e kushteve bashkëkohore për akomodim, mbrojtje shëndetësore, higjienë, aktivitete pune dhe aktivitete të lira për personat e dënuar dhe personat në paraburgim, në përputhje me standardet evropiane.
Aktivitetet gjatë vitit 2026 vazhdojnë në përputhje me dinamikën e paraparë. Në korrik të vitit 2026 u lidh kontrata për mbikëqyrje profesionale të ndërtimit, ndërsa procedura për përzgjedhjen e kontraktuesit për ndërtimin e objekteve të parapara është në vijim.
Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar për avancimin e sistemit të ekzekutimit të sanksioneve dhe krijimin e kushteve bashkëkohore dhe evropiane në institucionet ndëshkuese-korrektuese. 

Accessibility Menu