EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Në ENER është publikuar Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lobim

Në ENER është publikuar Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lobim

Me Propozim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lobim propozohen zgjidhje për forcimin e transparencës, integritetit dhe llogaridhënies në proceset e krijimit dhe zbatimit të politikave publike.
Me ndryshimet e propozuara:
•    zgjerohet fushëveprimi i lobimit në proceset e miratimit, ndryshimit, zbatimit dhe vlerësimit të politikave publike;
•    precizohen rregullat për përfaqësimin e interesit publik;
•    forcohen mekanizmat për parandalimin e lobimit të fshehtë dhe të palejuar, duke përfshirë edhe lobimin përmes kanaleve digjitale dhe rrjeteve sociale;
•    vendosen detyrime për organet ndaj të cilave zhvillohet lobimi lidhur me përgjigjet dhe realizimin e kontakteve;
•    avancohet transparenca përmes publikimit të informacioneve për pjesëmarrësit, interesat e përfaqësuara, iniciativat dhe takimet zyrtare;
•    forcohen mbikëqyrja dhe kontrolli nga ana e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit;
•    parashikohen sanksione të reja dhe më të larta për kundërvajtje për mosrespektimin e detyrimeve ligjore.
Qëllimi është krijimi i një sistemi më të qartë dhe më efikas, në të cilin lobimi është instrument legjitim dhe transparent për pjesëmarrje në krijimin e politikave publike, ndërsa njëkohësisht parandalohet ndikimi i fshehtë dhe i palejuar mbi vendimmarrjen publike.
Link: https://ener.gov.mk/Default.aspx?item=pub_regulation&subitem=view_reg_detail&itemid=119425

Accessibility Menu