Në takimin me drejtoreshën e Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Carol Megevand, Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, diskutoi për raportin e ri të Bankës Botërore dhe reformat e nevojshme që Maqedonia e Veriut të bëjë një hap të rëndësishëm përpara në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Për Ministrinë e Drejtësisë, kjo nënkupton një gjyqësor efikas dhe të pavarur, institucione të fuqishme dhe standarde evropiane që qytetarët do t’i ndiejnë në jetën e tyre të përditshme.