EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

PËR HERË TË PARË: Rregullore e plotë për ekspertizën!

Ministria e drejtësisë Ministria e drejtësisë

Propozim - Ligjin për Ekspertizëm i cili është publikuar në ENER, më në fund vendos rregulla të qarta dhe juridikisht të detyrueshme për regjistrimin, licencimin dhe mbikëqyrjen e të gjithë atyre që ushtrojnë këtë veprimtari.

Deri tani, mungesa e një rregullimi të tillë ka krijuar një boshllëk ligjor dhe pasiguri – gjë që ka ndikuar drejtpërdrejt në sigurinë juridike të të gjithë sistemit gjyqësor.

- Kushte të qarta për regjistrim – Ministria e Drejtësisë do të mbajë një Regjistër të plotë të personave juridikë që kryejnë ekspertiza, për të cilët janë parashikuar kritere të qarta për regjistrim.

- Licencimi vetëm përmes provimit – do të bëhet verifikim objektiv i njohurive në fushën e rregullimit juridik.

- Përvojë minimale pune – së paku 10 vite përvojë pas diplomimit, ose 5 vite pas përfundimit të studimeve master apo të doktoraturës.

- Vetërregullim profesional – licencimi do të kalojë në kompetencë të Odës së Ekspertëve.

- Sigurim i detyrueshëm – për mbrojtjen e qytetarëve nga ekspertizat joprofesionale.

- Procedurë disiplinore e detajuar – sistem i ri për përgjegjësi dhe profesionalizëm.

Qëllimi është i qartë: të përmirësohet cilësia e procedurave gjyqësore dhe ekspertizave, si dhe të rritet besimi i publikut në këtë veprimtari të rëndësishme.

Ky ligj synon të sigurojë që ekspertiza të jetë një dëshmi objektive dhe cilësore në proceset gjyqësore.

Lidhja për tekstin e ligjit në ENER:

https://ener.gov.mk/Default.aspx?item=pub_regulation&subitem=view_reg_detail&itemid=102553

Accessibility Menu