Grupi i shteteve kundër korrupsionit i Këshillit të Evropës – GRECO, në seancën e tij plenare të 99-të, e mbajtur në periudhën nga 17 deri më 19 mars 2025 në Strasburg, miratoi Shtojcën e Dytë të Raportit të Përputhshmërisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut – Raundi i Pestë, si raportin e fundit për Maqedoninë e Veriut për Raundin e Pestë, me të cilin e mbylli procedurën e përputhshmërisë brenda Raundit të Pestë të vlerësimit për Maqedoninë e Veriut, pra e përfundoi këtë raund.
Në këtë raport, GRECO përfundoi se Maqedonia e Veriut, nga gjithsej 23 rekomandime të dhëna me Raportin e Vlerësimit (i cili daton nga marsi i vitit 2019), ka zbatuar në mënyrë të kënaqshme gjithsej 17 rekomandime. Nga rekomandimet e mbetura, 6 janë vlerësuar si pjesërisht të zbatuara dhe nuk ka asnjë rekomandim të pazbatuar.
Sa i përket pjesës së raportit që ka të bëjë me pushtetin qendror, GRECO ka përfunduar se:
“Janë vërejtur një numër i madh zhvillimesh pozitive. Publikimi publik përmes internetit i personave të ftuar dhe të pranishëm në seancat e komisioneve qeveritare dhe grupeve të punës është përcaktuar në Rregulloren e re të punës së Qeverisë, e cila është miratuar. Janë miratuar gjithashtu Udhëzime të reja për raportimin dhe menaxhimin e dhuratave të pranuara nga mbajtësit e funksioneve më të larta ekzekutive, ndërsa Katalogu i dhuratave, që do të ofrojë detaje online përfshirë edhe dhuratat që kanë marrë mbajtësit e funksioneve më të larta, është në përgatitje.Është krijuar një bazë të dhënash elektronike për regjistrimin dhe verifikimin e deklaratave të pasurisë të funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar publikë, dhe është bërë një analizë për vlerësimin e proceseve dhe praktikave të Departamentit për monitorimin e gjendjes pasurore pranë Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK). Megjithatë, rezultatet nga zbatimi i rekomandimeve të dhëna në këtë analizë janë ende në pritje.
Përshëndetet përparimi i arritur me analizën e kryer mbi regjimin e sanksioneve sipas Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, si dhe formimi i Grupit të punës i ngarkuar për përgatitjen e ndryshimeve në këtë ligj, të cilat duhet të miratohen deri në dhjetor 2025."
Për pjesën e raportit që ka të bëjë me organet e zbatimit të ligjit (Ministria e Punëve të Brendshme), GRECO ka përfunduar se "po ashtu mund të vërehet përparim. Janë ndërmarrë aktivitete në drejtim të forcimit të pavarësisë operative të policisë, përfshirë edhe përmes aktiviteteve inspektuese dhe trajnimit të nëpunësve për dispozitat dhe ndalimet e reja. Janë siguruar dëshmi shtesë lidhur me funksionimin e mekanizmave të mbikëqyrjes së brendshme dhe të jashtme të policisë. Në këtë drejtim, mund të bëhen më shumë përpjekje në lidhje me objektivitetin dhe transparencën e vlerësimeve periodike, si dhe zbatimin praktik të legjislacionit për mbrojtjen e sinjalizuesve."
Jemi veçanërisht të lumtur që ky raund mbyllet kaq shpejt, veçanërisht duke pasur parasysh që e mbyllim më shpejt dhe më me sukses se shumë shtete anëtare më të zhvilluara të Këshillit të Evropës.
Aktualisht, Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndonjë raund vlerësimi të hapur në GRECO, ndërsa janë duke u zhvilluar aktivitete fillestare për përgatitjen e Raundit të 6-të të vlerësimit, i cili do të jetë mbi një temë shumë të rëndësishme për ne, e ajo është: "Parandalimi i korrupsionit në nivelin nën-kombëtar, përkatësisht në nivelin lokal".
Linku për shkarkimin e Shtojcës së Dytë të Raportit të Përputhshmërisë