EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Forcimi i partneritetit me Këshillin e Evropës në fushat kyçe të gjyqësorit

Forcimi i partneritetit me Këshillin e Evropës në fushat kyçe të gjyqësorit

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, u takua me udhëheqësin e Zyrës Programore të Këshillit të Evropës në Shkup, Oleg Soldatov, ku u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe për bashkëpunimin e ardhshëm në fushat me rëndësi për Ministrinë e Drejtësisë.
Në takim u shpreh gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimi intensiv dhe mbështetjes  në disa fusha të rëndësishme, ndër të cilat:
•    ndihma juridike falas;
•    forcimi i kapaciteteve të sistemit të burgjeve;
•    lufta kundër gjuhës së urrejtjes, jo tolerancës dhe diskriminimit.
Mbështetja e Këshillit të Evropës  është e një rëndësie të jashtëzakonshme për avancimin e reformave në gjyqësor dhe forcimin e kapaciteteve institucionale. 
Përkushtimi i përbashkët, partneriteti dhe  qasja e koordinuar do të jenë kyçe për  zbatimin e suksesshëm të  projekteve dhe  arritjen e rezultateve konkrete  në interes të qytetarëve.  

Accessibility Menu