EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Propozim-Ligji i Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë është në procedurë qeveritare

Ministria e drejtësisë Ministria e drejtësisë

Ky është një hap i rëndësishëm drejt avancimit të sistemit gjyqësor.
Në zgjidhjen ligjore inkorporohen rekomandimet e Misionit Vlerësues, si dhe udhëzimet e ekspertëve nga punëtoria për Kapitullin 23, e organizuar me UNOPS.
Ndryshimet kryesore:
•    Përcaktim më i qartë i numrit të nevojshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, me rregulla më precize për publikimin e konkurseve 
•    Procedurë më e thjeshtuar dhe më transparente për pranimin e kandidatëve për trajnim fillestar, me afate të përcaktuara qartë 
•    Avancim i metodologjisë së trajnimit dhe funksionim më efikas i organeve të Akademisë 
•    Rregullim më i saktë i pikëzimit të pjesës praktike të provimit pranues 
•    Harmonizim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe tejkalim i dobësive në zgjidhjen ekzistuese ligjore 
Qëllimi është krijimi i një sistemi cilësor dhe transparent të trajnimit, rritjen e sigurisë juridike dhe përgatitjen e kuadrove profesionale, etike dhe kompetente për sistemin gjyqësor.

Accessibility Menu