Ndryshimet e propozuara kanë për qëllim përmirësimin e sistemit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe harmonizimin e mëtejshëm të tij me standardet evropiane. Risitë kryesore përfshijnë:
*Forcimin e kapaciteteve të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përmes sigurimit të të gjitha burimeve të nevojshme për funksionim efikas dhe të pavarur, në përputhje me rregullativën evropiane.
*Harmonizimin me rekomandimet nga Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2025.
*Vendosjen e risive në lidhje me transferimin e të dhënave personale, në përputhje me praktikat evropiane, duke përfshirë masa lehtësuese për kontrollorët dhe përpunuesit gjatë transferit në vendet e treta dhe organizatat ndërkombëtare.
Këto ndryshime janë një hap i rëndësishëm drejt forcimit të mbrojtjes së privatësisë dhe rritjes së sigurisë juridike për qytetarët dhe institucionet.