Me 81 vota “pro” dhe asnjë kundër ose të përmbajtur, Kuvendi në seancën e sotme e miratoi Propozim - Ligjin për Këshillin e prokurorëve publikë në leximin e parë.
Me Propozim - Ligjin vendosen risi thelbësore që synojnë forcimin e pavarësisë, profesionalizmit dhe transparencës në punën e Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe të prokurorisë publike në tërësi.
Ndër zgjidhjet kryesore janë:
• kritere të qarta dhe të matshme për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit
• detyrim për arsyetim të plotë dhe të argumentuar të vendimeve
• zbatim konsistent i sistemit të meritës në përzgjedhjen, ngritjen në detyrë dhe shkarkim
• transparencë më e madhe përmes seancave publike dhe publikimit të vendimeve
• sistem dy-nivelesh në procedurat disiplinore dhe mbrojtje e siguruar gjyqësore
• procedura dhe afate të sakta për shkarkim
• rol i forcuar i Këshillit në përzgjedhjen dhe shkarkimin e Prokurorit Publik
Këto zgjidhje synojnë të vendosin rregulla të qarta, të zvogëlojnë mundësinë e arbitraritetit dhe të rrisin besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
Ligji është pjesë e një procesi më të gjerë reformash dhe është në përputhje me standardet evropiane 🇪🇺, gjë që paraqet një hap të rëndësishëm përpara në procesin e integrimit evropian.