Përmes një debati intensiv dy-ditor, anëtarët e grupit të punës shqyrtuan dhe harmonizuan zgjidhjet kryesore që do të kontribuojnë për një sistem më efikas dhe më cilësor.
Në zgjidhjet e propozuara ligjore janë inkorporuar rekomandimet e Misionit vlerësues, si dhe kahet e ekspertëve të dhëna në punëtorinë për Kapitullin e 23-të, të organizuar me UNOPS.
Risitë kryesore:
• Përcaktim më i qartë i numrit të kërkuar të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, si dhe rregulla më precize për publikimin e shpalljeve
• Procedurë e thjeshtuar për pranimin e kandidatëve për trajnim fillestar, me afate të përcaktuara qartë
• Avancim i metodologjisë së trajnimit fillestar dhe funksionim më efikas i organeve të Akademisë
• Harmonizim nomoteknik dhe rregullim më preciz i pikëzimit të pjesës praktike të provimit pranues
• Harmonizim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe tejkalim i dobësive të vërejtura në zgjidhjen ekzistuese ligjore
Qëllimi është të krijohet sistem më cilësor i trajnimit, siguri më e madhe juridike dhe përgatitje e personelit ekspert dhe profesional për sistemin gjyqësor.