EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor po hyjnë në fazën përfundimtare

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor po hyjnë në fazën përfundimtare

Sot u mbajt mbledhja e dhjetë e Grupit të Punës për reformat në legjislacionin zgjedhor, në të cilën vazhdoi shqyrtimi i propozimeve për ndryshime dhe plotësime të Kodit Zgjedhor, në përputhje me obligimet nga Agjenda Reformuese.
Anëtarët e Grupit të Punës shqyrtuan rekomandimet e OSBE/ODIHR që rrjedhin nga ciklet e mëparshme zgjedhore, ku pjesa më e madhe e rekomandimeve për të cilat ishte arritur konsensus janë pranuar dhe janë inkorporuar në mënyrë përkatëse në zgjidhjet e propozuara. Gjithashtu u shqyrtuan edhe propozimet e dorëzuara nga partitë politike dhe institucionet shtetërore kompetente.
Qëllimi i ndryshimeve të propozuara është përafrimi i mëtejshëm i legjislacionit zgjedhor me standardet ndërkombëtare, forcimi i sigurisë juridike, rritja e transparencës së procesit zgjedhor dhe zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Me këtë krijohen kushte për forcimin e mëtejshëm të proceseve demokratike dhe rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin zgjedhor.
Grupi i Punës konstatoi se është arritur progres i rëndësishëm në përgatitjen e ndryshimeve dhe plotësimeve të Kodit Zgjedhor. Pjesa më e madhe e çështjeve kryesore tashmë janë shqyrtuar, ndërsa në periudhën e ardhshme do të vazhdojë harmonizimi i propozimeve të mbetura me qëllim përgatitjen e tekstit përfundimtar.
Mbledhja e radhës e Grupit të Punës është caktuar për të enjten, ku do të shqyrtohen çështjet e mbetura të hapura dhe do të finalizohen zgjidhjet e propozuara. Pritet që në një afat të shkurtër të përgatitet një tekst gjithëpërfshirës i propozim-ndryshimeve dhe plotësimeve të Kodit Zgjedhor, i cili do të pasqyrojë harmonizimet e arritura dhe rekomandimet e pranuara.

Accessibility Menu