Sot në Kuvend u mbajt debat publik për Propozim-ligjin për shërbimin gjyqësor dhe Propozim-ligjin për shërbimin e prokurorisë publike, me pjesëmarrje aktive të ekspertëve, përfaqësuesve të shërbimit gjyqësor dhe të prokurorisë publike, institucioneve, sindikatave dhe palëve të tjera të interesuara.
Në debat u shqyrtuan zgjidhjet e propozuara ligjore dhe ndryshimet kyçe të orientuara drejt avancimit të statusit të nëpunësve gjyqësorë dhe të prokurorisë publike, krijimit të një sistemi më efikas për punësim dhe avancim, forcimit të profesionalizmit dhe pavarësisë së shërbimeve, si dhe sigurimit të kushteve më të mira të punës dhe zhvillimit në karrierë.
Zgjidhjet e propozuara janë rezultat i koordinimit dhe harmonizimit të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente. Propozim-ligjet janë plotësisht të harmonizuara me Ministrinë e Financave, Ministrinë e Administratës Publike dhe Sekretariatin për Legjislacion, duke marrë parasysh vërejtjet dhe propozimet e tyre me qëllim të sigurimit të zgjidhjeve ligjore cilësore, të zbatueshme dhe financiarisht të qëndrueshme.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë mendimet, propozimet dhe vërejtjet e tyre, me qëllim të krijimit të zgjidhjeve ligjore cilësore që do të kontribuojnë në një shërbim gjyqësor dhe prokurorial më efikas dhe në ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.
Dialogu i hapur dhe përfshirja e publikut profesional janë kyçe për ndërtimin e një sistemi të fortë, profesional dhe të pavarur të drejtësisë.