EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Maqedonia forcon drejtësinë mjedisore: Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi me partnerët francezë.

Maqedonia forcon drejtësinë mjedisore: Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi me partnerët francezë.

Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi me Elspertiza Francë (Expertise France), Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) dhe Ambasadën e Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke konfirmuar zyrtarisht angazhimin e përbashkët për avancimin e drejtësisë klimatike dhe mjedisore në vend.
Memorandumi vendos kornizën për zbatimin e projektit rajonal “Konvergjenca e Drejtësisë Klimatike dhe Mjedisore” (CEJ Convergence), i cili synon të përmirësojë qasjen në drejtësi dhe të forcojë pjesëmarrjen e publikut në çështjet që lidhen me mjedisin në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Mal të Zi, në përputhje me standardet evropiane dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian.
Me nënshkrimin e dokumentit, institucionet konfirmojnë përkushtimin e tyre për forcimin e sundimit të ligjit në fushën e mjedisit, avancimin e kapaciteteve institucionale dhe nxitjen e përfshirjes më të gjerë të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes që ndikojnë në mjedis dhe politikat klimatike.
Projekti do të mundësojë mbështetje teknike, shkëmbim ekspertize, organizim të trajnimeve dhe zhvillim të mekanizmave për zbatim më të mirë të parimeve të drejtësisë mjedisore. Në kuadër të bashkëpunimit do të krijohen organe drejtuese dhe këshillimore që do të sigurojnë zbatim të koordinuar dhe transparent të aktiviteteve.
Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të punojnë së bashku me institucionet franceze për forcimin e kapaciteteve kombëtare dhe afrimin e vendit me praktikat evropiane në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe qasjes në drejtësi.

Accessibility Menu