EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Maqedonia nënshkroi Konventën kornizë të Këshillit të Evropës për inteligjencën artificiale

Maqedonia nënshkroi Konventën kornizë të Këshillit të Evropës për inteligjencën artificiale

Konventa, e miratuar nga Komiteti i Ministrave të Këshilli i Evropës në maj të vitit 2024, paraqet instrumentin e parë ndërkombëtar detyrues që vendos parime dhe standarde për përdorimin e sigurt, etik dhe të përgjegjshëm të inteligjencës artificiale.
Me nënshkrimin e saj, shteti ynë i bashkohet përpjekjeve ndërkombëtare për vendosjen e rregullave dhe standardeve të qarta për zhvillimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale, në përputhje me parimet e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të të drejtës.
Në ceremoninë e nënshkrimit, Ministri i Drejtësisë Igor Filkov shprehu mirënjohje ndaj sekretarit të përgjithshëm të Këshilli të Evropës, Alain Berset, për lidershipin dhe përkushtimin e tij, si dhe ndaj Këshilli të Evropës për mbështetjen e vazhdueshme.
„Çfarë nënkupton kjo për Republikën e Maqedonisë së Veriut? Para së gjithash, do të thotë se po vendosim garanci të qarta që inteligjenca artificiale do të përdoret në një mënyrë që respekton dinjitetin njerëzor, barazinë dhe mosdiskriminimin. Qytetarët do të kenë mbrojtje më të madhe të privatësisë dhe të të dhënave personale, si dhe qasje në mjete juridike efektive nëse të drejtat e tyre cenohen. Veçanërisht e mirëpresim fleksibilitetin që Konventa ua mundëson shteteve – që t’i përshtatin masat në përputhje me sistemet e tyre juridike dhe institucionale, duke i respektuar njëkohësisht standardet universale. “Kjo është me rëndësi kyçe për implementim efektiv dhe rezultate të qëndrueshme”, theksoi Ministri Filkov.
Në periudhën e ardhshme do të pasojë analiza para ratifikimit dhe procesi i harmonizimit me legjislacionin kombëtar, në të cilin do të përfshihen institucionet relevante, ekspertët dhe përfaqësuesit e sektorit civil, me qëllim sigurimin e një implementimi cilësor dhe gjithëpërfshirës të obligimeve që rrjedhin nga Konventa.
Nënshkrimi paraqet gjithashtu një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira në fushën e teknologjive të reja dhe qeverisjes digjitale.
“Zhvillimi teknologjik duhet të jetë në shërbim të qytetarit. Inovacionet duhet të jenë të sigurta, etike dhe të përgjegjshme. T’i shmangim rreziqet, por mbi të gjitha, t’i shfrytëzojmë përfitimet – për shërbime publike më të mira, drejtësi më efikase dhe demokraci më të fortë”, porositi Ministri Filkov.

Accessibility Menu