EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kuvendi e miratoi Propozim-Ligjin për Këshillin e prokurorëve publikë

Ministria e drejtësisë Ministria e drejtësisë

Me 64 vota “pro”, 15 “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur”, Kuvendi e miratoi Propozim-Ligjin për Këshillin e prokurorëve publikë të RMV-së, i cili është pjesë e Agjendës Reformuese.

Me zgjidhjen e propozuar ligjore vendosen risi thelbësore të orientuara drejt forcimit të pavarësisë, profesionalizmit dhe transparencës në punën e Këshillit dhe të prokurorisë publike në tërësi.

Reformohet procedura për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë. Vendosen kritere të qarta dhe transparente. Garantohet profesionalizmi, përvoja dhe integriteti i tyre, sipas modelit të kritereve të parapara në Ligjin e ri për Këshillin gjyqësor. Në këtë mënyrë garantohet zgjedhja e kandidatëve më cilësorë.

Vendoset obligim për arsyetim të plotë dhe të argumentuar të vendimeve për zgjedhje, avancim dhe përgjegjësi disiplinore të prokurorëve.

 Vendoset zbatimi konsekuent i sistemit të meritës gjatë zgjedhjes, avancimit dhe shkarkimit të prokurorëve publikë.

Përforcohet transparenca e Këshillit përmes:
• obligimit për publikimin e vendimeve dhe raporteve,
• mbajtjes publike të seancave,
• transmetimeve të drejtpërdrejta dhe informimit të opinionit.

Vendosim dyshkallëshmëri të qartë në procedurat disiplinore. Këshilli vendos si organ i shkallës së dytë, ndërsa kundër vendimeve të tij lejohet mbrojtje gjyqësore. Me këtë sigurohet mbrojtje e plotë e të drejtave të prokurorëve publikë, në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian.

Në mënyrë të hollësishme rregullohet procedura për shkarkimin e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të Këshillit, me afate dhe kritere të përcaktuara saktësisht.

Përforcohet roli i Këshillit në procedurën për zgjedhjen dhe shkarkimin e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë.  Këshilli i Prokurorëve Publikë mund të merr iniciativë për shkarkimin e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ligji është pjesë e procesit më të gjerë reformues dhe është i harmonizuar me standardet dhe rekomandimet evropiane, gjë që është hap i rëndësishëm përpara në procesin e integrimit evropian.

 

Accessibility Menu