EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Grupi i punës për reforma në legjislacionin zgjedhor vazhdon me punë, po shqyrtohen rekomandimet e OSBE/ODIHR-it

Grupi i punës për reforma  në legjislacionin zgjedhor vazhdon me punë, po shqyrtohen rekomandimet e OSBE/ODIHR-it

Grupi i punës për reforma në legjislacionin zgjedhor sot mbajti seancën e katërt, në të cilën vazhdoi shqyrtimi i rekomandimeve për përmirësimin e Kodit Zgjedhor, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe obligimet e parashikuara në Agjendën Reformuese.
Sa i përket pjesëmarrjes së LSDM-së, u theksua se Ministrisë së Drejtësisë ende nuk i është dorëzuar njoftim zyrtar me shkrim për tërheqjen e tyre nga procesi. Në këtë drejtim, kishim pritshmëri që partia do ta rishqyrtojë pozicionin e saj dhe të vazhdojë të marrë pjesë në punën e grupit, me qëllim që reformat në legjislacionin zgjedhor të miratohen përmes një dialogu të gjerë politik dhe institucional, në interes të proceseve demokratike dhe besimit në sistemin zgjedhor.
Në seancë u shqyrtuan rekomandimet që u harmonizuan dhe u pranuan me konsensus nga anëtarët e pranishëm të Grupit të punës. Anëtarëve do t’u dorëzohet edhe Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet lokale të vitit 2025, i cili përmban rekomandime për avancimin e mëtejshëm të rregullativës zgjedhore dhe praktikave në zbatimin e zgjedhjeve. Një pjesë e konsiderueshme e rekomandimeve përsëriten nga ciklet e mëparshme zgjedhore, gjë që e konfirmon nevojën për implementimin e tyre sistematik.
Ministri i Drejtësisë Igor Filkov, informoi edhe për takimet e realizuara me KSHZ-në, ASHMAA-në, KSHPK-në, me përfaqësues të sektorit civil, Entin Shtetëror për Revizion dhe OSBE/ODIHR-in, nga ku janë dorëzuar mendime dhe rekomandime shtesë që do të jenë objekt shqyrtimi në mbledhjet e ardhshme.
Procesi do të vazhdojë të zhvillohet në mënyrë inklusive dhe përmes dialogut ndërmjet partive politike, institucioneve dhe palëve të interesuara, me qëllim sigurimin e zgjidhjeve ligjore të harmonizuara me standardet ndërkombëtare demokratike.

Accessibility Menu