EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mbështetje nga Zvicra për reformat dhe integrimet evropiane

Mbështetje nga Zvicra për reformat dhe integrimet evropiane

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov realizoi takim pune me Ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në vend, Christoph Sommer.
U diskutua për agjendën reformuese në gjyqësor, përmirësimi i legjislacionit zgjedhor dhe proceset e vazhdueshme të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Ministri Filkov theksoi angazhimin e institucioneve për zbatimin e reformave që synojnë forcimin e sundimit të ligjit dhe harmonizimin me standardet evropiane.
Ambasadori Sommer e njoftoi Ministrin me Programin Zviceran për bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut, ku u shpreh gatishmëria për të thelluar bashkëpunimin në fushat me interes të ndërsjellë.
U konstatua se nuk ka çështje të hapura midis dy vendeve, ndërsa marrëdhëniet bazohen në miqësi, besim të ndërsjellë dhe partneritet.
Në periudhën e ardhshme, bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave do të intensifikohen me qëllim mbështetjen e proceseve reformuese dhe perspektivës evropiane të vendit.

Accessibility Menu