Ministri i Drejtësisë Igor Filkov realizoi takim me Ambasadorin e Malit të Zi në vend, Zoran Milaniq.
Në fokusin e bisedimeve ishin agjenda reformuese, shkëmbimi i përvojave dhe intensifikimi i bashkëpunimit në kornizë të proceseve euro integruese.
Të dyja palët konfirmuan përcaktimin e tyre të përbashkët për forcimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e sistemit gjyqësor dhe ndarjen e praktikave më të mira në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Bashkëpunimi me Malin e Zi paraqet hap të rëndësishëm në plotësimin e prioriteteve reformuese dhe realizimin e qëllimit strategjik – integrimin e plotë në Bashkimin Evropian.